TË NJOH MIRË

2 muaj më parë

TË NJOH MIRË

Nga: Bedri Gashi

Nuk çuditem aspak se si të këndoi zemra
Aq shumë duke rënë
Po, po, të njoh mirë, Komandanti im
Ti je Mujë Krasniqi, Kapuçi je
Ai i pandryshuari që po të ngjallesh sërish
Prapë do të vdesësh duke kënduar
Dhe s’e di se kush vdesë më mirë sesa ti

Nuk çuditem aspak se si të mbiu kaq mirë
Çdo kokërr lirie në fushën e Atdheut
Por një gjë dije: Po çuditem sot shumë me Ty
Si na le neve Atdheun në dorë
Si na besove kaq shumë neve
Që po e hamë lirinë e njëri-tjetrit
Dhe po e prishim Atdheun tënd

Po, po, të njoh mirë,
Ti je Mujë Krasniqi, Kapuçi je,
Ai i përjetshmi pishtar që po të ringjallesh
Asnjërin nuk do ta na lësh më në fron
Sepse kemi gozhduar të mirët
Dhe kemi ngritur në qiell Judët

Po çuditem se përse s’po të bënë goja punë
Të na thuash lamtumirë përgjithmonë
Sepse atje ku je po e sheh mirë se
Trimat e kohës janë bërë aq të përdalë në
atdheun tënd të mirë,
Në atdheun tënd, që i paska nëntë shpirtra

Po, po, të njoh mirë
Ti je Mujë Krasniqi, Kapuçi je.

Bedri Gashi (Prishtinë, 5 qershor 2019)

AktivPress