Të kundërta në bindjet politike, por të bashkuara kundër kancerit

2 vite më parë

Të kundërta në bindjet politike, por të bashkuara kundër kancerit

Muaji tetor në të gjithë botën cilësohet si muaji rozë, ngase ditët e këtij muaji i kushtohet grave të prekur nga kanceri i gjirit.

Një kampanjë sensibilizuese për vetëdijësimin e grave dhe luftës kundër kësaj sëmundje realizohet edhe në Kosovës.

Në sheshin e Prishtinës sot u gjendën shumë emra të njohur nga fusha të ndryshme, të cilët ishin të gjithë të veshur me shallin rozë rreth qafës.

Aktorja dhe deputetja Blerta Deliu nga Partia Demokratike e Kosovës, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara që dikur ishte ministre e PDK-së në qeverinë Thaçi, Vlora Çitaku, ish-shefja e kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa nga LDK, Vlora Dumoshi dhe Anita Haradinaj, spikere e lajmeve në Radio Televizionin e Kosovës e gruaja e kryeministrit Ramush Haradinaj nga AAK, u panë sot së bashku në kryeqytet.

Ato ishin mbledhur bashkë në përkrahje të fushatës sensibilizuese për vetëdijësimin e grave të prekura nga Kanceri i Gjirit.

Në një fotografi që Anita ka ndarë me fansat në rrjetin social Instagram, katërshja në fjalë shihen mjaft të buzëqeshura dhe të freskëta nën shoqërinë e njëra-tjetrës.

“Bashkimi ben Fuqi!! Ne lufte kunder Kancerit!” (sic.), ka shkruar Anita Muçaj-Haradinaj në Instagram. /Telegrafi

Bashkimi ben Fuqi!! Ne lufte kunder Kancerit!!! 🌸

A post shared by Anita Mucaj (@amucaj) on