Tayna e Mozziku publikojnë këngën “Edhe ti”

1 muaj më parë

Tayna e Mozziku publikojnë këngën “Edhe ti”

“Edhe ti” titullohet kënga që ka bashkuar dy këngëtarët e njohur kosovarë, Mozzik dhe Tayna.

Dyshja e muzikës, fillimisht kishte vendosur ta publikojë këtë videoprojekt më 28 janar, por për shkak se dikush e kishte siguruar këngën dhe e kishte postuar pa leje në rrjetet sociale, Mozzik dhe Tayna, u detyruan ta ndryshojnë datën e lansimit për 1 javë.

Producenti i njohur, Cricket, është kujdesur për muzikën, ndërsa dy rep-artistët kanë shkruar tekstin.

“Sekuencë” është kujdesur për videoklipin.