Taksistët kërkojnë zbatimin e vendimit të Gjykatës

4 vite më parë

Taksistët kërkojnë zbatimin e vendimit të Gjykatës

Tridhjetë taksistë nga Komuna e Prishtinës dhe Fushë Kosovës, të cilëve Komuna e Lipjanit ua kishte ndaluar veprimtarinë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, kanë fituar kontestin gjyqësor, dhe të njëjtit kërkojnë zbatimin e vendimit të Gjykatës.

Kështu bëri të ditur në një konferencë për media kryetari i Sindikatës Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili tha se 30 taksistët kërkojnë nga kryetari i Lipjanit që brenda javës të takojë dhe të gjejnë zgjidhej për këtë çështje, raporton Ekonomia Online.

Ai po ashtu tha se Gjykata e obligon Komunën e Lipjanit që t’ua kompensojë dëmet materiale që i janë shkaktuar taksistëve gjatë kësaj periudhe sa kanë qenë të privuar nga ushtrimi i punës.

Vendimi që i ndalon taksistët e Prishtinës dhe Fushë Kosovës të hynë në Aeroport, kishte ardhur nga Inspektorati i Komunikacionit nga Komuna e Lipjanit më 1 janar 2012.