Takimi misterioz Thaçi-Haradinaj-Veseli: Mediumi i AAK-së thotë se lidhet me aktakuzat e Speciales

1 muaj më parë

Takimi misterioz Thaçi-Haradinaj-Veseli: Mediumi i AAK-së thotë se lidhet me aktakuzat e Speciales

Mëngjesi i së enjtes i ka gjetur në një takim të përbashkët tri nga figurat kryesore të luftës dhe të pasluftës në Kosovë. Presidenti Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, e shefi i AAK-së, Ramush Haradinaj, zgjodhën mëngjesin që të flasin për tema të “nxehta” si Specialja.

Kështu të paktën thotë mediumi i AAK-së, AleancaPress, që ka dhënë detaje për takimin.

Sipas lajmërimit të këtij mediumi, takimi në mes të liderëve ka zgjatur më shumë se një orë e është zhvilluar në njërin nga restorantet e Prishtinës.

Tutje, ajo tregon edhe për temat e diskutimit. Pos zhvillimeve politike, AleancaPress përmend edhe aktakuzat e Speciales që Tribunalit i ka mbetur edhe dy ditë kohë që të vendosë për apo kundër konfirmimit të tyre.

Këtë takim e ka konfirmuar edhe PDK-ja në një prononcim për Express.

Megjithatë, zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka thënë se takimi i mbajtur në mëngjes nuk ka ndonjë lidhje me zhvillimet politike apo ndonjë temë tjetër në Kosovë.

“Kryetari i PDK-së, z. Veseli ka pasur një mëngjes me presidentin dhe z. Haradinaj, por nuk lidhet me asnjë zhvillim politik apo temë tjetër në Kosovë”, ka thënë Bytyçi.