Take me out Albania/ Nisin audicionet në Tiranë dhe në Prishtinë

4 ditë më parë

Take me out Albania/ Nisin audicionet në Tiranë dhe në Prishtinë

Së shpejti Top Channel do të nisë transmetimet e emisionit Take Me Out Albania, një emision për të gjithë ata që e ndjenë veten që duan të jenë pjesë e një projekti televiziv dhe që e dashurojnë kamerën, ku djemtë të takojnë vajzën e ëndrrave të tyre apo vajzat të gjejnë princin e tyre të kaltër.

Ky projekt i një rëndësie të tillë, i është besuar në autorësi dhe moderim, Luana Vjollcës, e cila ka këtë mesazh:

Luana:

Për të aplikuar keni vetëm dy ditë kohë, por në fakt është e rëndësishme të thuhet që nuk është e nevojshme të aplikoni në faqen web të Top Channel, por keni mundësinë të vini menjëherë në audicionet ku janë shpallur data, në 15 dhe 16 shkurt, tek Piramida në Top Channel. Nga ora 11 ne ju presim atje. Fiks për ditën e beqarëve. Ti je beqar, do vish tek Take Me Out?!

Take Me Out është një patentë ndërkombëtare e “Fremantle Media”, i cili ka rezultuar i suksesshëm në 39 vende të botës. Shqipëria është vendi i 40 i cili do të ketë mundësinë për të parë një program të përmasave të tilla, ekskluzivisht në Top Channel.

Për momentin thirrja e vetme është audicioni. Kujtoni se keni vetëm dy ditë, 15 dhe 16 shkurt, dhe mos ta harrojmë Kosovën e dashur. Për të gjithë shqiptarët nga Kosova por edhe ngado, mund të vijnë dhe të jenë pjesë e programit “take me out”. Në datën 23 shkurt do të jemi në Prishtinë për të pritur aty edhe beqarët atje.

Take Me Out Albania, është një emision i cili po merr jetë në Shqipëri dhe që do të ketë surpriza, argëtim, humor dhe emocion pafund.

Qëllimi i programit është që një djalë beqar të arrijë të sigurojë një takim me një prej 30 vajzave të interesuara, sikundër edhe vajzat për djemtë.