Tahiri siguron vushtrriasit, ‘Llamkosit’ nuk i ndryshohet destinimi

3 muaj më parë

Tahiri siguron vushtrriasit, ‘Llamkosit’ nuk i ndryshohet destinimi

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ua ka bërë të ditur të gjithë të interesuarve në procesin e falimentimit dhe në proceset tjera të mëpastajmë se fabrikës së llamarinës “Llamkos” në Vushtrri nuk do t’i ndryshohet destinimi, duke u bazuar në kërkesën e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Llamkosit” dhe të një rekomandimi të Kuvendit të Vushtrrisë të datës 27 dhjetor të vitit 2018, shkruan Gazeta “Zëri”.

Këtë premtim e ka bërë kryetari i Komunës së Vushtrrisë duke thënë se vendimi është i bazuar në rekomandimin e Kuvendit të Vushtrrisë, të datës 27 dhjetor 2018 e që ishte edhe kërkesë e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Llamkosit”.