Superveturat e “OneLife Rally” do të vijnë sërish në Kosovë

1 muaj më parë

Superveturat e “OneLife Rally” do të vijnë sërish në Kosovë

Dhjetëra supervetura do të “pushtojnë” sërish Kosovën. Organizimi i njohur botëror “OneLife Rally” ka përzgjedhur  Kosovën në hartën e vendeve që do t’i vizitojë në vitin 2021 për të shfaqur modelet më ekskluzive dhe të reja të brendeve më prestigjioze botërore.

Grupi i njohur që për shtatë ditë bën turne nëpër qytete të ndryshme të Ballkanit e Evropës, pas 2019-s do të vizitojë sërish Kosovën në vitin e ardhshëm.

Lajmi është konfirmuar nga grupi i njohur i entuziastëve të veturave në Kosovë, “Marakli t’Kerreve!”, që ka premtuar “edhe më shumë risi se në vitin 2019”.