Sultiaç me arrë kokosi dhe luleshtrydhe

2 muaj më parë

Sultiaç me arrë kokosi dhe luleshtrydhe

Sultiaçi ka qenë një ndër pjatat e preferuara të shqiptarëve edhe për shkak të pak përbërësve. Mund të përgatitej shpejt dhe me pak kosto, me një pjatë haje një ëmbëlsirë, merrje karbohidrate dhe mund ta kaloje një darkë…Sot, e kemi sjellë në një version më të sofistikuar…
PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA:
500 ml ujë
100 g oriz
1 litër qumësht
50 g arrë kokosi pluhur
50 g sheqer
vanilje

PËRBËRËSIT PËR KREMIN:
300 g luleshtrydhe
100 g sheqer

PËRGATITJA:
Ziejmë për 10 minuta orizin që e kemi larë paraprakisht, shtojmë qumështin dhe e lëmë të ziejë në temperaturë të ulët derisa orizi të ziejë plotësisht. Më pas shtojmë pluhurin e arrës së kokosit, vaniljen dhe sheqerin dhe i lëmë të ziejnë edhe 5 minuta. E hedhim nëpër tasa dhe e lëmë të ftohet plotësisht. Pastrojmë dhe presim në copa të vogla luleshtrydhet, i vendosim të ziejnë bashkë me sheqerin derisa lëngu të trashet. E lëmë të ftohet dhe e hedhim sipër sultiaçit. Në fund, e zbukurojmë me disa gjethe mente./Living