Sulmuesi kroat bën një premtim të çmendur nëse Kukësi e fiton titullin

2 vite më parë

Sulmuesi kroat bën një premtim të çmendur nëse Kukësi e fiton titullin

Pero Pejic ka premtuar se do të shkojë nga Tiranë në Kukës nëse fitojnë titullin kampion

Sulmesi kroat i Kukësit, Pero Pejiç është gati ta bëjë rrugën nga Tirana në Kukës në këmbë nëse skuadra e tij arrin të fitojë titullin kampion dhe presidenti Safet Gjici ia kërkon një gjë të tillë.

“Nuk dua të flas para kohe, sepse kampionati ka edhe 11 ndeshje të tjera. Nëse në fund të tyre do jemi kampionë, do të shkoj më këmbë nga Tirana, nëse do ai”, theksoi sulmeusi kroat në një intervistë të dhënë për “Zona Gol”.

Ai ka bindjen se ky është viti i duhur për Kukësin, falë një investimi serioz që kanë bërë verilindorët.

“Unë besoj se e fitojmë këtë vit, sepse presidenti Gjici për pesë vite punoi shumë mirë këtu te Kukësi, bëri një investim shumë të madh. Nëse këtë vit do të marrim kampionatin, do të jetë shumë mirë edhe për mua”.