Sulme me armë zjarri në dy xhami në Zelandë të Re – 40 të vdekur

5 ditë më parë

Sulme me armë zjarri në dy xhami në Zelandë të Re – 40 të vdekur

Si pasojë e sulmeve me armë zjarri në dy xhami në Zelandë të Re, 40 persona kanë humbur jetën si dhe 20 të tjerë janë lënduar.

Autoritetet e sigurisë kanë arritur që t’i arrestojnë dhe paraburgosin katër persona që dyshohet se janë të lidhur me krimin, shkruan Euronews.

Motivet për sulmin mbeten ende të paqarta dhe policia ende nuk e ka cilësuar këtë incident si një sulm terrorist.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e ka përshkruar këtë ngjarje si sulm terrorist dhe një nga “ditët më të rënda” për këtë vend.

Tre burra dhe një grua aktualisht janë në mbajtje ka thënë komisionari policer, Mike Bush, mirëpo ka paralajmëruar se të dyshuarit e tjerë mund të jenë në arrati.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka thënë se një nga të arrestuarit është qytetar australian.

Ai e ka përshkruar të dyshuarin e sulmit si “terrorist të dhunshëm të ekstremit të djathtë”.

Dëshmitarët u kanë thënë mediave lokale se kanë vrapuar kur kanë parë njerëz që janë përgjakur jashtë xhamisë, Al Noor.

AktivPress