Sulm me armë pas mosmarrëveshjes për pronë

3 vite më parë

Sulm me armë pas mosmarrëveshjes për pronë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi pas një mosmarrëveshje për pronë, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Sipas policisë nga të dyshuarit është konfiskuar një pistoletë me 10 copë fishekë që dyshohet të jetë përdorur në rast ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre është gjetur edhe një AK-47 me tre karikatorë pa municion.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dremjak të Ferizajit, transmeton Aktivpress.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Aktivpress