Suksesi i filmit “Home” përmendet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

2 vite më parë

Suksesi i filmit “Home” përmendet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Në sesionin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mbajtur më 27 Shkurt 2017, Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar ka folur për suksesin e filmit HOME si një shembull për zhvillimin pozitiv dhe progresiv të shtetit të Kosovës.

“Unë do të doja të theksoj suksesin e filmit britaniko-kosovar Home i cili fitoi çmimin për filmin më të mirë të shkurtër në Akademinë Britanike të Filmit Telivizionit dhe Artit (BAFTA), i pari për Kosovën. Pas nominimit të filmit ‘Shok’ në Oscar vitin e kaluar, është e qartë se sektori kulturor i Kosovës po forcohet nga viti në vit”, tha Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar.

Filmi i shkurtër “HOME” është produksioni i parë kosovar që fiton çmimin prestigjioz BAFTA në kategorinë e filmave të shkurtër, dhe krahas regjisorit Daniel Mulloy dhe producentëve britanik Afolabi Kuti dhe Scott O’Donnell, trofeun BAFTA e morri edhe producenti kosovar Shpat Deda.

Filmi 20 minutësh është xhiruar në Kosovë dhe Britani të Madhe përmes bashkëpunimit të afërt të ekipeve nga këto dy vende me mbështetje nga Ekipi e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe shumë përkrahës të tjerë.

Filmi e thekson gjendjen e refugjatëve dhe dhunës me të cilën përballen miliona njerëz në të gjithë globin.