Studentët e mjekësisë bllokojnë Dekanatin e UP-së
4 vite më parëStudentët e mjekësisë bllokojnë Dekanatin e UP-së
Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Mjekësisë, Dega Farmaci në Universitetin e Prishtinës kanë bllokuar dyert e dekanatit në shenjë revolte pas largimit nga kjo degë e profesorit Azem Lajçi, i cili është ndërruar në fund të këtij semestri pa dëshirën dhe vullnetin e tyre.
Studentët kanë thënë se Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore duhet të mbajë larg duart nga Fakulteti i Mjekësisë për arsye se ata shpallin konkursin për mësimdhënësit e mjekësisë dhe jo vetë fakulteti i mjekësisë, raporton Ekonomia Online.
E dekanja Suzana Manxhuka nuk ka shprehur interesim për të dhënë një përgjigje rreth këtij problemi.