Stresi ofendon Erion Veliajn

7 ditë më parë

Stresi ofendon Erion Veliajn

Stresi ka habitur të gjithë me veprimin e fundit

Reperi Stresi jo rrallëherë komenton edhe situatën politike në vend si dhe politikanët që udhëheqin, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ai ka publikuar një video të kreut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili përmend një varg të këngës së Noizyt.

Ndër të tjera, ai dëgjohet duke thënë “Nga xhami i një Lambo, është këngë nga Stresi dhe pse jam me Noizyn…”.

Kjo gjë e nervozoi reperin i cili në videon e montuar në fund shfaqet duke e sharë kreun e Tiranës.

“A mos di gjo qe ja me ty un G99? Konget mi di po sesht me mu”, janë fjalët që ia shtoi postimit.