Stresi është i lidhur ngushtë me ushqimin, hapat që duhet ndjekur për trajtimin kundër tij

3 javë më parë

Stresi është i lidhur ngushtë me ushqimin, hapat që duhet ndjekur për trajtimin kundër tij

Ushqimet kanë një ndikim shumë të madh në ndikimet e stresit. Studimet e shumta thonë se mjaftojnë gjëra të vogla në rutinën tuaj për të rritur mirëqenien dhe luftuar stresin.

Vendosni prioritete

E beson apo jo ti je personi me i rëndësishëm në jetën tënde. kjo është një nga arsyet se përse duhet ta vendosësh veten tënde prioritet jo vetëm në pakësimin e stresit por edhe në ushqyerjen e shëndetshme.

Mos hiqni dorë nga vaktet

Ushqehuni në mënyrën e duhur duke konsumuar të gjitha vaktet edhe kur jeni në gjendje stresi. Mos ngrënia në mënyrë të duhur të vakteve ngadalëson metabolizmin dhe nxit akumulimin e depozitave dhjamore. Ushqyerja e vazhdueshme dhe e shëndetshme e mban larg stresin.

Zgjidhni ushqime të shëndetshme

Ushqimet e pasura me vitamina dhe minerale e bëjnë trupin të ndihet më mirë dhe ti përballojë më së miri situatat stresuese. Këto ushqime përmirësojnë humorin por gjithashtu rrisin energjinë dhe imunitetin. Sigurohuni të konsumoni më shumë ushqime të pasura me vitaminat B, magnez, vitaminë C dhe acidet yndyrore omega-3.

Vaktet e ndërmjetme

Mund t’ju marrë uria mes vakteve por është e rëndësishme të tregoni kujdes në atë çfarë konsumoni. Është e rekomandueshme që në mes të vakteve të konsumoni më shumë fruta të freskëta por edhe të thata.

Kujdes me kafeinën

Kafeina është një stimulues që rrit hormonet e stresit në organizëm. Nëse vuani rregullisht nga stresi, atëherë duhet të eliminoni kafeinën si nga çaji po ashtu edhe nga kafeja. Nëse e keni të vështirë të hiqni dorë prej kafesë, mund të zgjidhni kafe pa përmbajtje kafeine ose kufizoni sasitë e kafesë që konsumoni çdo ditë. Mos harroni që kafeina kërkon së paku 6 orë për të dalë jashtë organizmit./tch