Stoltenberg: Turqia është vend shumë i rëndësishëm për NATO-n, për ta kuptuar këtë mjafton të shikohet harta

3 javë më parë

Stoltenberg: Turqia është vend shumë i rëndësishëm për NATO-n, për ta kuptuar këtë mjafton të shikohet harta

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Turqia është një vend shumë i rëndësishëm për aleancën, duke shtuar se për ta kuptuar këtë, mjafton të shikohet harta dhe të analizohet pozita e saj gjeostrategjike.

Në një prononcim për gazetën Le Figaro, Stoltenberg tha aleatët e kanë kritikuar operacionin e Turqisë “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë, por asnjëri nuk e ka vënë në pikëpyetje vendin e saj në NATO, shkruan AnadolyAgency.

“Turqia iu bashkëngjit luftës kundër DEASH-it duke lejuar që aleatët të përdorin bazat e saj. Turqia është vendi i vetëm brenda NATO-s që kufizohet me Sirinë dhe Irakun. Ajo strehon 3,6 milionë refugjatë”, tha Stoltenberg.

“Turqia është vend shumë i rëndësishëm për NATO-n. Për ta kuptuar këtë, mjafton të shikohet harta dhe të analizohet pozita gjeostrategjike e Turqisë. Megjithatë, kjo nuk na pengon që të flasim për dallimet”, deklaroi shefi i NATO-s.

Stoltenberg po ashtu tha se Norvegjia, Islanda, Turqia, SHBA, Kanadaja dhe Britania luajnë rol të rëndësishëm për sigurinë e Evropës.