Stërvitjet ushtarake të SHBA-së alarmojnë Korenë e Veriut

3 vite më parë

Stërvitjet ushtarake të SHBA-së alarmojnë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut kërcënoi të shtunën se do t’i kundërvihet SHBA-ve në qoftë se amerikanët vazhdojnë të organizojnë ushtrime të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut, duke thënë se stërvitjet do të dëmtonin përpjekjet për të sjellur paqe në gadishull.

Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta me Seoulin në fillim të prillit, ka njoftuar më javë më parë këshilltari i sigurisë presidenciale në Korenë e Jugut.

“Nëse SHBA-ja përfundimisht vazhdon ushtrime të përbashkëta ushtarake duke mbajtur sanksione ndaj DPRK-së, DPRK do t’i kundërvihet SHBA-ve me mënyrën e vet të kundërveprimit dhe SHBA-të do të jenë përgjegjës për pasojat që do të vijnë”, tha agjencia zyrtare e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut./AktivPress