Stavileci i zbulon prioritet e ministrisë për Shën Valentin

4 vite më parë

Stavileci i zbulon prioritet e ministrisë për Shën Valentin

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci e ka pritur “Ditën e të Dashuruarve”, 14 shkurtin për të organizuar konferencë për mediat ku do të shpalosë sfidat dhe të arriturat e ministrisë qe ai e drejton.

Ditën e “Shën Valentinit” ministri Stavileci e ka pritur edhe për të na njoftuar se cilat janë prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për vitin 2017, shkruan portali INFOKUSI.

Zakonisht, të gjitha institucionet këtë ‘punë’, e bëjnë në fund të dhjetorit apo eventualisht në fillim të janarit, por Stavileci duket se edhe punën e tij si ministër edhe ministrisë qe e drejton dëshiron ta lidhë me një datë simbolike të dashurisë.

“Më 14 shkurt 2017 në ora 13:00 në Hotel Emerald ka organizuar konferencë për media në të cilën do të prezantojë ‘Sfidat dhe të arriturat e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik si dhe prioritetet për 2017’”, shkruan në njoftimin e dërguar për media nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik./INFOKUSI