Statistika: Kjo është Barcelona më e dobët që nga sezoni 2003/04

2 javë më parë

Statistika: Kjo është Barcelona më e dobët që nga sezoni 2003/04

Një hap prapa për Barcelonën në Granada. Katalonasit nuk arritën të vazhdonin ecurinë e rezultateve të mira dhe humbën dy pikët e para të vitit.

Të zgjedhurit e Xavit nuk arritën të siguronin një fitore të tretë radhazi që do t’u lejonte atyre të udhëtonin më të relaksuar në Arabinë Sauditë për Superkupën e Spanjës.

Ngecja e Barcelonës ndaj Granadas tregoi se ekipi ende ka shumë punë për të bërë. Shumë për t’u përmirësuar, sidomos në mbrojtje dhe specifikisht në minutat e fundit.

Në fakt, Barcelona duhet të rikthehet prapa në histori deri në sezonin 2003/04 nëse dëshiron të gjejë një rekord më të keq të golave të pësuar në ligë.

Atë edicion, katalonasit pësuan 1.24 pikë për ndeshje. Mesatarja e këtij edicioni është 1.15, e dyta më e keqja që nga atëherë, transmeton Express.

Barcelona momentalisht ka 32 pikë (tetë fitore, tetë barazime dhe katër humbje) pas 20 ndeshjeve.

Saktësisht 18 vite më parë, Barcelona në këtë pikë të sezonit kishte 28 pikë (shtatë fitore, shtatë barazim dhe gjashtë humbje).