Stano: Lajçak po punon çdo ditë për dialogun Kosovë-Serbi

1 muaj më parë

Stano: Lajçak po punon çdo ditë për dialogun Kosovë-Serbi

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano ka thënë që i dërguari i posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak dhe ekipi i tij po punojnë “çdo ditë”, për vazhdimin e bisedimeve në Bruksel.

Mirëpo nga BE-ja, nuk kanë dhënë një datë të caktuar për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi.

“Takimi i ardhshëm për dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE do të njoftohet kur të kemi një kohë, datë dhe agjendë të caktuar”, tha Stano. transmeton Klan Kosova.