Sqarohet ideatori i shtatores së Skënderbeut që u vendos në Prizren

2 muaj më parë

Sqarohet ideatori i shtatores së Skënderbeut që u vendos në Prizren

Ideatori i shtatores së Skënderbeut në Prizren, Nue Oroshi është deklaruar rreth kritikave që u bënë pasi shtatorja e Skënderbeut u zbulua në Prizren në festën e 28 Nëntorit.

Oroshi ka sqaruar gjithë ecurinë e punës për Monumentin e Gjergj Kastrioti-Skënderbeut në Prizren.

“Sqarim për opinionin gjithëshqiptar lidhur me ecurinë e punës për Monumentin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren. Fillimisht më vjen mirë që Monumenti i parë i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren ka ngjallur debate të mëdha. Këtë e shikoj si normale sepse e kemi Monumentin e parë të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në të gjitha trojet etnike shqiptare, jashtë vlerave të realizmit socialist .Kjo i ka tërbuar të gjithë ata historian të artit dhe skulptor të cilët nuk mundën që të dalin jashtë vlerave të realizmitë socialist”.

Ai tha se i ka sugjeruar autorit që të ketë katër elemente kur të bëhet shtatorja e për çka thotë se katër këto elemente i posedon monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

“Sa i përket porosisë së monumentit si historian i mesjetës, kur e kam bërë porosinë i kam sugjeruar autorit që ti ketë katër elemente që do ti cekë më poshtë: 1.Përkrenaren ku edhe e ka në kokë, 2.Aktin diplomatik apo volume mesjetare që e ka poashtu në dorë, 3.Shqiponjën që e ka në gjoks dhe 4.Veshjën e një kalorsi mesjetar perëndimor që e kanë pasur mbretërit perëndimor në këtë periudhë kohore. Të gjitha këto elemente i posedon monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren. Këto u thanë edhe në debatin që organizoj Top Channel. Më këtë dëshiroj të theksoi se Monumenti i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut nuk ka fare të bëj me pamje otomane. Anën artistike ja kemi lënë autorit të punimit. Natyrisht edhe autori si skulptor e historian që është ka lexuar shumë literaturë historike, gjë që mund të ketë lexuar edhe kronikat osmane që është krejt e natyrshme për një skulptor dhe historian”.