Spitali i Gjakovës trajtoi 1186 pacientë nga fillimi i pandemisë

1 muaj më parë

Spitali i Gjakovës trajtoi 1186 pacientë nga fillimi i pandemisë

Që nga fillimi i pandemisë deri në ditët e sotme në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës janë trajtuar gjithsej 1186 pacientë në repartet COVID, ku prej pacientëve të hospitalizuar 91 raste kanë qenë nga Shqipëria.

Organizimi i punës për trajtimin e rasteve me COVID-19 në këtë spital është bërë në gjashtë repartee – reparti i Infektives dhe Dermatologjisë, reparti i Pulmologjisë dhe Neurologjisë, reparti i Interno, Njësia Koronare që është bërë Intensivë për COVID- 19.

Në këtë institucion janë 135 shtretër për trajtimin e rasteve me COVID-19.

Aktualisht në këtë spital janë duke u trajtuar 36 pacientë, nga të cilët 23 janë raste të konfirmuara me Sars- Cov- 2 Pozitiv.

Një rast është me respirator në Mjekimin Intensiv, ndërsa me oksigjeniterapi janë 18 pacientë.