Specialja i evidenton viktimat me nofka dhe shifra

1 javë më parë

Specialja i evidenton viktimat me nofka dhe shifra

Deri më 15 shkurt, pritet që të dihen të gjithë emrat e atyre që aplikojnë për të marrë statusin e viktimës në rastin gjykues Zyra e Prokurorit të Specializuar, kundër katër ish eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, emrat e viktimave që pretendojnë se janë pre e krimeve që pretendohet se i kanë kryer Hashim Thaçi, Kadri Veseli , Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi nuk është se do të bëhen publike.

Gjyqtari i procedurës paraprake, ka urdhëruar Zyrën për Mbrojtjen e vVktimave në kuadër të Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë, që t’i ofrojë atij një dosje me emrat e gjithë atyre që duan të marrin statusin e viktimës dhe se secilit duhet t’i ndahet një pseudonim dhe numër.

Pos kësaj, në dy javëshin e mbetur të muajit janar, gjyqtari i procedurës paraprake, Nikola Giju duhet të thërrasë Seancën e radhës dëgjimore për ecurinë e çështjes.

Po ashtu, pritet vendimi për lirim ose jo me kusht të ish-Presidentit, dy ish-kryetarëve të Kuvendit dhe një ish-deputeti.

Katërshja Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi në një aktakuzë të vetme ngarkohen se kanë kryer vepra penale të krimeve të luftës dhe krime kundër njerëzimit.