Spanja pa asnjë viktimë nga Covid-19, për herë të parë që nga marsi

1 muaj më parë

Spanja pa asnjë viktimë nga Covid-19, për herë të parë që nga marsi

Për herë të parë në dy muaj Spanja nuk ka raportuar për asnjë viktimë të re nga Covid-19, raporton Sky News.

Viktimën e parë nga koronavirusi Spanja e kishte regjistruar më 3 mars, dhe një muaj më vonë – më 2 prill kishte regjistruar numrin më të lartë të viktimave 950 persona të vdekur Brenda 24 orëve, transmeton KOHA.

Fernando Simon, shef i emergjencës shëndetësore të Spanjës, ka thënë se tani rezultatet janë inkurajuese, pasi ka vetëm 71 të infektuar në 24 orët e fundit.

“Jemi në një pozicion shumë të mirë në zhvillimin e pandemisë. Statistikat po ndjekin një trend, po shkojnë në drejtimin e duhur”, ka thënë Simon.

Gjithashtu edhe masat janë duke u lehtësuar dhe Spanja po i kthehet jetës normale.