8 muaj më parë

Sot qeverisemi sikur para 200 viteve

Sot qeverisemi sikur para 200 viteve

Gjatë shek. XVIII sulltani kishte vendosur që në territoret shqiptare t’i emëronte vendasit (shqiptarët) për sundimtarë. Dhe, kështu lindi dhe u zhvillua një klasë e pashallarëve dhe bejlerëve shqiptarë të cilët, në disa periudha, pashallëqet e tyre i ngritën deri në pozita të pavarura nga Porta e Lartë. Por, si kanë qeverisur këta pashallarë me popullin dhe pasurinë e shtetit? Thënë shkurt, si është më keq. Sikur sot që qeverisin kryeministrat dhe funksionarët tanë që i kemi. Duke e vënë në funksion familjen dhe me të njejtin mentalitet e me të njejtat metoda. Shteti edhe atëherë ka qenë I kapur sikur që është edhe sot.

Në librin ‘Ferid Pashë Vlora – një jetë shtet’, të autorit Abdulhamit Kirmizi, shofim përmbledhje të ankesave të shumëta të popullit që i drejtoheshin pushtetit qendror në Stamboll e që ishin kundër qeverisjes lokale të pashallarëve shqiptarë. Ja se si përshkruhet qeverisja e familjes së Mustafë Pashë Vlorës duke i pasur parsyshë disa ankesa të popullit të vitit 1885:

“Në bashkëpunim me Syrja Beun, i cili me topallëkun e tij dhe mundimet që i shkakton popullatës së pafuqishme, ka fituar famën e Timurlengut në këto anë, ka kryer akte që e dëmtojnë shtetin e Vlorës me rëndësi strategjike, kajmekami është hequr prej aty dhe “të kunetërit janë qetësuar disi”.

Ankesat vazhdojnë me pretendimin se vëllezërit në fjalë kërkojnë të bëhen “guvernatorë, madje princër” dhe me këtë ambicie mund të bëjnë gjithçka. Ata “veprojnë sipas udhëzimeve e sugjerimeve të vëllaut të tyre në Këshillin e Shtetit, Ferit Beut”. Duke qenë se “mendimi dhe ambicia e vërtetë e Ferit Beut – Zoti ia marrtë dritën e syve! – është të zgjidhet princ gjatë ndonjë trazire që mund të ndodhë dikur në Shqipëri”, duhet pasur kujdes. Këta “nuk druhen të kërcënojnë hapur se do t’u punojnë qindin atyre që u këndërvihen ndërmarrjeve të tyre tradhtare, si dhe t’u japin fshehurazi informacione komiteteve greke e të mësojnë nëpërmjet tyre për gjendjen në Stamboll”. Sipas një denoncimi tjetër, “Bijtë e Mustafa Pashës, Neshati e Surjai, merren vetëm me punë të liga e të paligjshme, duke rrënuar sa e sa vende të bashkisë, duke uzurpuar territore të shkollave e duke bërë lloj lloj hanesh e dyqanesh mbi to. Pa asnjë të drejtë ata marrin gurët e kalasë dhe me to ndërtojnë dyqanet e tyre, kërcënojnë blerësit nëpër ankande që bëhen për ullishta që janë pronë e shtetit dhe i marrin më lirë ato.

Megjithëse krimineli i famshëm nga Kanina, Nuredin Hamzai, fshihet në shtëpinë e bejlerëve, nëpunësit s’bëjnë dot gjë nga frika. Ngaqë kadiu, Abaz Efendiu, që ishte më parë nuk pranonte t’i lëshonte kriminelët që donin ata, u qëllua me revole natën drejt shtëpisë së tij dhe kadiu i tanishëm vepron si të ishte shërbëtor i bejlerëve.

Në telegramin e fundit thuhet:”Kudo që të drejtohemi, në çdo derë vendimarrëse që trokasim, mbetemi të dëshpëruar. A nuk është vëllau i tyre, Ferit Bejefendiu, anëtar i Gjykatës së Shkallës së Dytë në Stamboll? E gjen një avokat kurse ne jemi të pafuqishëm”. Nën këto telegrame ka emra nga hoxhallarët, nga paria e krishterë e myslimane, si dhe nga populli i thjeshtë.

Faqe 92-3.

AktivPress