Sot pritet të shitet ‘Llamkosi’

3 muaj më parë

Sot pritet të shitet ‘Llamkosi’

Fabrika për përpunimin e llamarinës “Llamkos” në Vushtrri mund të shitet të hënën (15 prill), kur edhe do të hapet ankandi publik i shpallur nga Gjykata Themelore e Prishtinës, Departamenti për Çështje Ekonomike, me udhëzimin e administratorit të falimentimit të “Llamkosit”, i caktuar nga gjykata, Virtyt Ibrahimaga.

Çmimi minimal për asetet e shoqërisë “Corestel” SHPK, fabrika e llamarinës “Llamkos” në Vushtrri, që ka në pronësi rreth 18 hektarë tokë, ndërtesa, linjën e prodhimit, si dhe makineri e pajisje, është 4.8 milionë euro.

Janë 20 kreditorë të “Llamkosit” të cilët kërkojnë hise, në mesin e tyre edhe rreth 500 punëtorët të cilët nuk kanë marrë pagat e tyre për më shumë se 19 muaj dhe ato arrijnë në 2.3 milionë euro.

Punëtorët e “Llamkosit”, si dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë kanë kërkuar që blerësi eventual të mos e ndryshojë destinimin për shkak se rrezikohen vendet e punës së 500 punëtorëve./Zëri