Sot është ndër femrat më seksi të estradës, ja si dukej Tayna para famës

2 javë më parë

Sot është ndër femrat më seksi të estradës, ja si dukej Tayna para famës

Është publikuar një fotografi e rrallë e Taynës.

Rep-artistja Tayna ka pak kohë që ka hyrë në tregun muzikor shqiptar, ndërsa sot është ndër emrat më të kërkuar.

Artistja njihet për disa projekte muzikore, të cilat janë mirëpritur nga publiku dhe vazhdon të punojë vazhdimisht për këngë të reja.

Krahas projekteve muzikore, Tayna i kushton kujdes të madh edhe paraqitjes para publikut, teksa çdo herë e shohim të kuruar në detaje.

Së fundi, faqja “Vipat e Bllokut” kanë publikuar një fotografi të rrallë të Taynës, gjatë adoleshencës, ku dukej krejtësisht ndryshe.

Kujtojmë se “WTF” titullohet kënga e fundit nga Tayna, të cilën e solli në bashkëpunim me artisten Ivorian Doll.

Me anë të një postimi, Tayna ka paralajmëruar që sot do t’i sjell prapaskenat e këtij klipi. /Lajmi.net/