Sopranoja shqiptare sonte performon në Operën e Sidnejit
4 vite më parëSopranoja shqiptare sonte performon në Operën e Sidnejit
Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, ka kaluar me sukses provën gjenerale në Traviatën që pritet të jetë suksesi i radhës në Operan e Sydneyt.
Televizioni australian “7 news” , në një lajm dedikuar sopranes shqiptare raporton se Ermonela Jaho përfundoi me sukses provën gjenerale për debutimin e saj në Australi me operan Traviata me Sidney Opera House.
Premiera e kësaj opera në Australi do të jetë të premten në mbrëmje, shkruan KultPlus.
Faqja zyrtare e Shtëpisë së Operës në Sydney të Australisë ka njoftuar se sezoni i vitit 2017 do të nis me artisten e madhe shqiptare Ermonela Jaho, e cila në shfaqjen operistike “La Traviata” do të paraqitet në rolin e Violetës.
Këtë rol ajo do ta luajë deri me 18 shkurt.