“Song to my Brother” si rrëfim personal i jazz-kitaristit nga Kosova

8 muaj më parë

“Song to my Brother” si rrëfim personal i jazz-kitaristit nga Kosova

Për të kuptuar masazhet e përthekuara brenda muzikës së jazz-kitaristit Taulant Mehmeti atëherë kompozimet autoriale janë zgjidhja ideale, shkruan sot Koha Ditore.

“Le të flasë muzika vetë”, thotë Mehmeti, i cili kohë më parë ka nxjerrë në treg albumin e tij të parë. Kopje fizike të “Song to my Brother” ekspozohen edhe në kafenenë “Dit’ e Nat’” në Prishtinë. Të njëjtat mund të blihen nga ata që dëshirojnë që të marrin rrugëtimin muzikor që Mehmeti e ka shkrirë në nëntë kompozime.

I njëjti gjendet edhe në “CDBaby”, “Spotify”, “Apple Music” dhe në të gjitha platformat e tjera “streaming”. Për të sjellë këtë album, artistit i janë dashur disa vite punë. Mundi i është shpërblyer. Suksesi i vitit 2019 del të jetë albumi i tij i ri të cilit s’iu desh fort kohë që të komentohet edhe nga instrumentistë të njohur, si Victor Wooten, fitues i pesë çmimeve “Grammy”.

Taulant Mehmeti, i cili po bën karrierë në New York, ka kohë që e ka dëshmuar si gjuhën universale të artit e talentin e tij. Albumi është vula e radhës. Ëndrra që u bë realitet në SHBA Përmes një komunikimi nga SHBA-ja, Mehmeti thotë se ka qenë me fat që ka studiuar për të qenë jazz-kitarist në New York për gjashtë vjet në dy nga shkollat më të mira atje. Ka përfunduar studimet bazike në “New School for Jazz fand” dhe masterin në “SYNY Purchase”.

“Kjo eksperiencë definitivisht dërgoi muzikën time në një nivel tjetër”, thotë ai. Kur flet për fillet e tij – rrëfim që e kishte shpalosur edhe më herët për “Kohën Ditore” – ëndrra është e pamundur të mos përmendet kur kthehet prapa në kohë.

Tregon sesi sa ishte në Kosovë gjithmonë kishte ëndërruar të shkonte në New York që të studionte për muzikë e të luante me muzikant të mrekullueshëm nga e gjithë bota. Në mesin e ëndrrave kishte që të performonte muzikën të krijuar nga vetë ai në klubet me të mira të jazzit.