Sondazhi: Londinezët janë më të shqetësuarit në Britaninë e Madhe

3 muaj më parë

Sondazhi: Londinezët janë më të shqetësuarit në Britaninë e Madhe

Nëse jeni duke qëndruar në Londër, kemi lajme të këqija.

Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit që jetojnë në kryeqytet, janë më të shqetësuarit në Britaninë e Madhe, së bashku me njerëzit nga Uellsi.

Nga 2,000 pjesëmarrës, dy nga pesë londinezët pohuan se kanë e kanë keq bilancin e punës dhe jetës, me 35% që punojnë mbi 50 orë në javë, transmeton Klan Kosova.

Për më tepër, gjysma e atyre njerëzve deklaruan se kanë përjetuar depresion dhe ankth gjatë karrierës së tyre.

Kjo ndoshta nuk është befasuese, pasi hulumtimi ka gjetur se ekzistojnë lidhje midis faktorëve të dukurisë dhe shëndetit mendor. Ndërsa Mbretëria e Bashkuar ende po punon për të përqafuar një kulturë më të shëndetshme të punës me ditë më të shkurtra pune, duket se ende nuk është afër.

Londinezët, duke pasur një pagë mesatare që është më e lartë se mesatarja kombëtare, po vuajnë gjithashtu nga problemet financiare me çmimet e qirasë që janë ndër më të lartat në Evropë, sipas Eos Scientific, markë që kreu anketën.