Solana kërkon që Lajçak t’i përkushtohet 24 orë dialogut Kosovë -Serbi

2 muaj më parë

Solana kërkon që Lajçak t’i përkushtohet 24 orë dialogut Kosovë -Serbi

Ish -shefi i diplomacisë së BE’së Javier Solana i cili ka mbajtur edhe pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s gjatë bombardimeve mbi caqet serbe për shkak të masakrave në Kosovë, ka deklaruar se Përfaqësuesi Special I BE’së për dialogun Kosovë – Serbi duhet t’i përkushtohet 24 orë në ditë dialogut Kosovë Serbi.

Solana, Borell dhe Mogherini kanë folur bashkë në një debat në Bruksel ku është shënuar 10 vjetori i EEAS (Shërbimit të Jashtëm Europian për Veprim),

Solana duke folur në këtë panel ka thënë se BE’së duhet t’ia ofrojë Serbisë anëtarësimin në bllok për shkak se Rusia e do atë në sferën e saj të ndikimit.

“Rusia do të donte ta ketë Serbinë në sferën e saj të ndikimit. Është thelbësore të veprohet dhe t’I ofrohet Serbisë mundësia e anëtarësimit në BE. Përfaqësuesi special i BE’së për Kosovën do të duhej të merrej me këtë cështje 24 orë në ditë në mënyrë që të ketë rezultate” ka thënë Solana.

Ndërkohë, shefi aktual i diplomacisë europiane Joseph Borell ka thënë ka thënë se BE duhet të ofrojë perspektivë europiane dhe t’I shtojë investimet ekonomike në rajon kur është pyetur se tani oferta e BE’së për Ballkanin Perëndimor është më pak bindëse se dikur.

Borell ka thëë se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serisë duhet të kërkohet në kuadër të perspektivës europiane.

“Jam krenar që përsëri e filluam dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nën ombrelllën e BE’së. ndihma e SHBA’së është është e mirëseardhur, por rolin edhe përgjegjësinë për këtë e ka BE sepse vetëm BE mund të ofrojë perspektivë europiane që është shumë e rëndësishme për dy palët dhe e vetmja që mund ta zgjidhë këtë kontest” ka thënë Borel.