Snajperisti i Koshares: I kërkova falje gruas, i thash s’kam grua dhe fëmijë pa atdhe

3 javë më parë

Snajperisti i Koshares: I kërkova falje gruas, i thash s’kam grua dhe fëmijë pa atdhe

Snajperisti i Koshares që erdhi nga Dallasi i SHBA-së, Musa Smajli, ka treguar rrëfimin e tij për kohën e luftës

Smajli nis rrëfimin me vëllanë e tij Maxhunin për të cilin tha se ishte gazetar dhe në kohën e luftës në Kosovë, ai e informonte për ngjarjet e fundit.

Ai thotë se paratë që ka fituar në Amerikë i aktivizoi në Kosovë, duke shtuar se nuk ‘dinte të punonte’ kur dëgjonte çfarë po ndodhte në atdheun e tij.

“Shkojsha në biznes nuk dija të punoja. Kur shkova në shtëpi, u shtriva. Vajza ime trevjeçare ishte duke parë CNN të cilët po reklamonin luftën në Kosovë, i pash njerëzit e vrarë, të masakruar dhe më zuri gjaku. Erdhi vajza më preku dhe mu duk sikur të më prekte me thikë. Kur u qova vajza u frikësua nga unë. Nuk kisha mundësi as të rrija ulur. I thash ‘vajza ime më paq në qafë, unë nuk mundem të jetoj këtu. I kërkova faljes gruas sime, i thash prej sot nuk je gruaja ime, vajzat dërgoj te baba se unë s’kam grua e fëmijë pa atdhe, atdheun e kam në rrezik dhe duhet të përgjigjem”, tha ai në Klan Kosova.