Sllovenia lejon vrasjen e 200 arinjve, përbëjnë rrezik

4 muaj më parë

Sllovenia lejon vrasjen e 200 arinjve, përbëjnë rrezik

Policia e Sllovenisë njoftoi se një grua 80-vjeçare ka marrë plagë të lehta pasi u sulmua nga një ari pranë shtëpisë së saj, në jug të kryeqytetit Lubjanë.

Policia njofton se e moshuara është shtrurar në spital pas sulmit dy ditë më parë. në fashtin Vërh mbi Zhelimlame, 15 kilometra nga Lubjana.

Incidenti ndodhi pas vendimit të Qeverisë sllovene ku u miratua gjahu i dhjetëra arinjve dhe ujqve. Këtë vendim qeveria e arsyeton me faktin se është tejkaluar numri i kafshëve për një shtet me 2 milionë banorë.

Numri i arinjve në Slloveni ka arritur në 1.000, ndërsa autoritetet thonë se këtë vit ky numër duhet të ulet për 200.

Organizatat ekologjike kundërshtojnë vendimin por qeveria insiston se kjo është e domsdoshme për shkak të numrit të madh të sulmeve ndaj kafshëve shtëpiake dhe fermave.