Kitaristi i bendit, Guns ‘N Roses, Slash, e ka kujtuar herën e parë kur e kishte dëgjuar zërin e Axl Rose me të cilin do të krijonin histori në muzikë vite më pas.
Në një intervistë me Kerrang, ai ka thënë se bashkëthemeluesi i bendit, Izzy Stradlin, ia kishte lëshuar një incizim të Rose-t në një kasetë.
“Hera e parë ka qenë në një kasetë që Izzy e kishte sjellë në shtëpinë time. Kishte shumë zhurmë, dhe pastaj erdhi ky zë vërtet i fortë dhe i lartë mbi të”, ka thënë Slash.
“Përshtypja ime e parë ishte që kishte shumë shpirt. Kishte dicka bluz dhe melodike në të, e që ishte gjë e rrallë për atë lloj zëri.”
“Nuk ju binte shpesh ta dëgjoni dikë që e mban bashkë atë melodi në mënyrë aq të natyrshme”.