Skender Hyseni: Kurti dje nga Brukseli foli sikur t’i drejtohej ndonjë tubimi të VV-së diku në ndonjë fshat të Kosovës

1 muaj më parë

Skender Hyseni: Kurti dje nga Brukseli foli sikur t’i drejtohej ndonjë tubimi të VV-së diku në ndonjë fshat të Kosovës

Ish-koordinatori i Qeverisë së Kosovës për dialog me Serbinë, Skender Hyseni ka thënë se kryeministri Albin Kurti është sjellë në mënyrë arrogante dhe pa sens në takimin e djeshëm në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai, takimin e parë mes Kurtit dhe Vuçiqit e ka quajtur njërin nga dështimet më të mëdha diplomatike të Kosovës.

Hyseni ka thënë se Kurti e ka dobësuar pozicionin negociues të Kosovës në dialog, dhe s’deshi ta vazhdonte këtë.

“Sjellja arrogante dhe pa sens diplomatik e Albin Kurtit në takimin e djeshëm në Bruksel ishte përpjekje e dëshpruar për të minuar dialogun deri në ndërprerje të plotë. Rrjedhimisht, dje, Albin Kurti shkaktoi njërin nga dështimet më të mëdha diplomatike të Republikës së Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së saj. Kurti arriti që me sjelljen e tij diletante, krekosjen prej popullisti dhe papërgjegjësine e theksuar, ta dobësonte në masë të madhe pozicionin negociues të Kosovës në vazhdimin e dialogut, i cili, deshi s’deshi Albin Kurti do të vazhdojë.

Kosova në Bruksel dje, bëri saktësisht ate që Vuçiq dhe Serbia preferonin. Kurti shpërfaqi dëshirën e tij pë ruajtje të status-quosë. E asgjë më shumë nuk përputhet me strategjinë afagjate serbe dhe interesat serbe sesa mbajtja pezull, në gjendje të ngrirë e kontesitit Kosovë-Serbi me fajin e Kosovës!”, ka shkruar Hyseni.

Ai thotë se sjellja e Kurtit i dëmton rëndë interesat e vendit dhe tregon mosguximin e tij për t’i mbrojtur interesat e vendit.

Kjo sjellje e kryeministrit aktual të Kosovës dëmton rëndë interesat afatgjate të vendit. Ai dje tregoi se nuk ka vullnet, guxim dhe as dije të mbrojë interesat fundamentale të vendit. E sot, nuk ka interes më të madh dhe më urghent për Kosovën sesa permbyllja e konfliktit me Serbine me njohje të ndërsjellë. Mburravecëria para kamerave e tij dje në Bruksel të bënte të mendosh se Kurti po i drejtohej ndonjë tubimi të VV-së diku në ndonjë fshat të Kosovës duke bërë monolog popullist dhe folk-patriotik!”, ka shkruar Hyseni.

Megjithatë, ai tha se beson që dialogu me Serbinë do të përmbyllet shpejt.

“Sidoqoftë, rrethanë e mirë është që jo çdo gjë, që të mos them pak gjë, varet nga Kurti dhe Vuçiqi, të cilët duket kanë të njetin qellim, zvarritjen dhe status-quonë.

Dialogu do të vazhdojë, dhe unë besoj se to të mbyllet shpejt!”, shkroi Hyseni.