Skandali i qumështit të bebeve prek 83 shtete

11 muaj më parë

Skandali i qumështit të bebeve prek 83 shtete

Më shumë se 12 milionë kuti të qumështit pluhur për foshnjat në 83 shtete janë tërhequr për shkak të skandalit të salmonelës që përfshinë kompaninë franceze të qumështit, Lactalis. Drejtori ekzekutiv i firmës konfirmoi shkallën e rrezikut të kontaminimit, shkruan gjiganti britanik.

Produktet kanë qenë subjekt i një tërheqjeje që nga dhjetori, pasi u zbuluan bakteret e salmonelës në një fabrikë.

Paditë erdhën nga prindërit që deklaruan se fëmijët e tyre u bënë të sëmurë për shkak të pirjes së formulës.

Grupi Lactalis është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të produkteve të qumështit, me shitje vjetore prej 17 miliardë dollarësh eurosh.

Salmonela mund të shkaktojë diarre të rëndë, dhimbje stomaku, të vjella dhe dehidrim të rëndë. Madje, mund të jetë kërcënuese për jetën, veçanërisht tek fëmijët e vegjël.

Deri tani 35 raste janë raportuar në Francë dhe një tjetër është konfirmuar në Spanjë.

Një tjetër rast i mundshëm po hetohet në Greqi, thanë autoritetet franceze të premten.

Në një intervistë ekskluzive në gazetën franceze Journal du Dimanche, Drejtori ekzekutiv i Lactalis mohoi se firma kishte tentuar të fshehte shpërthimin në fabrikë.

“Ka ankesa dhe do të ketë një hetim me të cilin do të bashkëpunojmë plotësisht,” tha Emmanuel Besnier.

Ai gjithashtu premtoi se kompania do të kompensojë çdo familje të prekur.