Skandal me ndërtimet në Prishtinë, 690 objekte pa certifikatë përdorimi

7 ditë më parë

Skandal me ndërtimet në Prishtinë, 690 objekte pa certifikatë përdorimi

Në një listë të publikuar nga Komuna e Prishtinës saktësisht 690 objekte figurojnë që posedojnë leje ndërtimore, por jo edhe certifikatë të përdorimit të tyre.

Prishtina është një ndër qytetet që përballet me numrin e madh të ndërtimeve pa leje, si dhe një ndër qytetet më të mbipopulluara me ndërtime në Kosovë.

Ndonëse Komuna e Prishtinës në uebin e saj ka të publikuara lejet ndërtimore ndër vite, në to nuk ka qasje.

Qasje nuk ka as në dokumentet ku janë të paraqitura certifikatat e përdorimit të objekteve në kryeqytet përgjatë vitit 2014-2019, ndonëse Komuna e Prishtinës gazetën “Zëri” e ka drejtuar po te këto dokumente.