Sivjet s’pritet marrëveshje me Serbinë

5 ditë më parë

Sivjet s’pritet marrëveshje me Serbinë

Pavarësisht zotimeve të presidentit Hashim Thaçi se gjatë këtij viti do të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare me Serbinë, gjasat janë minimale që të ndodhë kjo gjë.

Një marrëveshje të tillë si duket nuk është i gatshëm ta pranojë as presidenti Aleksandër Vuçiq, i cili qe një kohë po përballet me protesta të vazhdueshme nga opozita në Serbi, ndërsa në Kosovë gjitha partitë parlamentare janë kundër marrëveshjes nëpërmjet korrigjimit të kufijve, ku kundërshtari më i madh është kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan më tutje “Zëri”.

Burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se në vizitën e fundit në Bruksel, të zhvilluar ditë më parë nga negociatorët kosovarë, u është lënë të kuptohet këtyre të fundit se këtë vit janë gjasat minimale që të arrihet marrëveshja, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme edhe nga faktori ndërkombëtar, me arsyetimin se as Vuçiqi tashmë nuk e ka një gatishmëri të tillë.