Sislej Xhafa do të prezantojë Kosovën në Venedik

4 vite më parë

Sislej Xhafa do të prezantojë Kosovën në Venedik

Artisti me renome botërore Sislej Xhafa, përfaqësuesi i Pavijonit të Kosovës në Bienalen e 57-të të Venedikut, së bashku me komisionerin Valon Ibraj dhe kuratoren Arta Agani do të mbajnë sot një konferencë per media në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Artisti Xhafa, komisioneri Ibraj dhe kuratorja Agani do të flasin për veprën e Xhafës “E humbur dhe e gjetur” që do të prezentojë Kosovën në Venedik me hapjen zyrtare me 11 maj.

Ata do të flasin edhe për përgatitjet dhe punën që ekipi i Pavijonit është duke e bërë në mënyrë që të ketë një përfaqësim konkurues dhe dinjitoz në Bienalen e Venedikut.