Sipas trupit zgjidhni modelin e bluzave

3 muaj më parë

Sipas trupit zgjidhni modelin e bluzave

Ashtu si prerja e duhur e flokëve mund të nxjerrë në pah në mënyrë të përsosur formën e fytyrës tuaj, veshja bën të njëjtën gjë për trupin tuaj. Ja se si të gjeni jakën perfekte që duhet të kenë bluzat tuaja që të dukeni më elegant dhe bukur:

Kur gjoksi juaj është i madh: Shumica e grave pak të mbushura duhet ë mësojnë se jakat në formë V nuk janë të duhurat. Një jakë e lakuar do t’ju tregojë një dekolte perfekte dhe do t’ju bëjë të ndiheni rehat.

Bust i shkurtër: Qëllimi këtu është të zgjasni sa më shumë pjesën tuaj të sipërme dhe mënyrën më të mirë për ta bërë atë është me bluza me jakën V.

Bust më i gjatë se normalja: Ata me bust të gjatë  duhet të bëjnë të kundërtën e miqve të tyre me nust të shkurtër, duhet të veshin diçka që të bie në sy pjesa sipër e fytyrës së tyre dhe këtë mund ta bëjnë vetëm më bluza me një jakë të drejtë si në foto.

Gjoks i vogël: Nëse doni të shtoni një vëllim në gjoksin tuaj, ju mund të vishni bluza oversizë, me jakë të mbyllur, golfe etj.