Sipas Haki Abazit këto pozita merr Lista Serbe në Qeverinë Hoti

1 muaj më parë

Sipas Haki Abazit këto pozita merr Lista Serbe në Qeverinë Hoti

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka komentuar mospublikimin e marrëveshjes bashkëqeverisëse mes LDK-së e Listës Serbe.

Abazi përmes një reagimi ka dhënë disa arsye që sipas tij kjo marrëveshje mes këtyre dy subjekteve po mbahet ende e fshehtë, njofton Klan Kosova.

”Marrevëveshja e negociuar mes Djuric dhe Abrashi të LDK që nuk po publikohet, ja pse, Lista Srpska merr:

Zëvendëskryeministrin
Zëvendesdrejtorin e AKI
Zëvendëskomandën e FSK
Zëvendësambasadorin e Kosovës në SHBA
Veto të drejtën për vendim- marrje në FSK, AKI, Diplomaci dhe Polici
Zëvendësministër të Ekonomisë me veto në shitjen e aseteve
Zv. Minstër në Arsim
Zv. Minister në Shëndetësi”.