Sindikata e Re e KEK-ut: Nuk do të tolerojmë mbylljen e “Kosovës A”

5 muaj më parë

Sindikata e Re e KEK-ut: Nuk do të tolerojmë mbylljen e “Kosovës A”

Sindikata e Re e Kek-ut është shprehur e lumtur që përfaqëson punëtorët më të dëshmuar në Republikën e Kosovës.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, kjo sindikatë thotë se “Korporata Energjetike e Kosovës është ndërmarrja publike me performancën më të mirë në vend”, transmeton AktivPress.

“Falë djersës dhe angazhimit të gjithëve se bashku kemi këto rezultate dhe ndihemi shumë krenar. Si Sindikatë në Vazhdimësi kemi ngritur zërin që KEK-u ballafaqohet me problemin e mungesës së punëtorëve si dhe moshën mesatare shumë të lartë”, thotë Sindikata e KEK-ut.

Vetëm në tri vitet e ardhshme, sipas kësaj sindikate do të pensionohen 957 punëtorë të KEK-ut, por “nga frika e presioneve politike dhe ndikimit nga jashtë janë neglizhuar kërkesat e tyre”.

“Ne shumicën e kërkesave tona i kemi realizuar duke gjetur mirekuptimin edhe të menaxhmenti i KEK-ut. Por tani problemet tona do i adresojmë edhe te Qeveria e re e Republikës së Kosovës”, thuhet në status.

“Shqetësimin për fatin e Termocentralit “Kosova A” të cilin nuk do të lejojmë në asnjë formë të mbyllet sikurse edhe kërkesat tjera që janë të drejta dhe të garantuara me ligj për klasën punëtore”.

Sindikata i ka bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të merret seriozisht me këto shqetësime “sepse “Kosova A” ka rreth 1000 të punësuar dhe shqetësimin e kemi adresuar që kur ka filluar të përmendet dekomisionimi i Kosovës A sepse kështu i kanë krijuar mundësinë një kompanie të re(Counter Globall) me një kontratë të dëmshme edhe për punëtorët e KEK-ut por edhe për qytetarët e Kosovës”.

“Ju bëjmë me dije se ne Sindikata e Re KEK-ut do ti perdorim të gjitha format e lejuara sindikale deri në protesta dhe GREVA dhe nuk do lejojmë që të nëpërkëmbin punëtorët e KEK-ut, nuk do të tolerojmë në asnjë mënyrë mbylljen e Kosovës A”, paralajmëron Sindikata e re e KEK-ut.

AKTIV PRESS