Sindikalistët ia bëjnë me dije Veselit, borxhet milionëshe të RTK-së

4 vite më parë

Sindikalistët ia bëjnë me dije Veselit, borxhet milionëshe të RTK-së

 

Drejtuesit e Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil B. Hoxha dhe Arsim Halili janë takuar sot me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Gjatë këtij takimi sindikalistët e kanë njoftuar kryeparlamentarin me gjendjen e përgjithshme në Transmetuesin Publik dhe problemet me të cilat përballet ky medium si pasojë e keqmenaxhimit.

“Drejtuesit e sindikatës kanë shprehur shqetësimin për borxhet milionëshe në të cilat është zhytyr medium publik, blerjen pa kontrollë e pa mbulesë financare të produkteve të jashtme, pagat e dyfishta klienteliste dhe shpenzimet enorme për pagat dhe meditjet e bordit drejtues dhe stafit megaloman menaxherial përfshirë mbi 10 këshilltarë, të cilat kapin shifrën prej mbi 600 mijë eurosh në vit”, thuhet nw njoftimin e lwshuar nga kjo sindikatw.

SPRTK ka kërkuar transparencë në draftimin e ligjit për RTK-në, krijimin e mekanizmave për rritjen e llogaridhënies financiare, uljen e shpenzimeve të panevojshme, në mënyrë që prodhimi të orientohet nga stafi i brendshëm, i cili po anashkalohet çdo ditë e më shumë.

Sipas Ligjit për RTK-në, Kuvendi i Kosovës është themelues i Transmetuesit Publik dhe ka për obligim ligjor të garantoj funksionimin e pavarur të RTK-së dhe ta mbikqyrë shpenzimin e parasë publike.

Në vazhdën e njoftimit me situatën e përgjithshme në RTK dhe ndryshimet në ligjin për këtë medium,  SPRTK ka zhvilluar takime me grupet parlamentare të PDK-së, LDK-së, Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nisma-s./AktivPress