Sinan Vllasaliu, këngë për Ushtrinë e Kosovës
2 muaj më parëSinan Vllasaliu, këngë për Ushtrinë e Kosovës
Këngëtari i njohur ka befasuar fansat e tij të shumtë me një projekt mjaft interesant dedikuar ushtrisë së Kosovës.
Kënga, e cila vjen vetëm në versionin audio mban titullin “Ushtria e Kosovës” dhe është me tekst dhe muzikë nga Arsim Bunjaku kurse për orkestrimin është kujdesur Florent Boshnjaku.
Por nuk mbaron me kaq.
Ditën e sotme Sinan Vllasaliu ka menduar edhe për adhuruesit e këngëve të dashurisë duke publikuar një projekt me titull “Dreqi e marrtë”.
Kënga është një baladë mjaft e ndjerë dhe flet për një dashuri të pamundur.
Për këtë projekt, i cili erdhi i realizuar edhe me videoklip janë kujdesur Florent Boshnjaku, Granit Gashi, Demir Basha dhe Ghulo.