Simeone injoron raportet për Griezmann: S’jam i interesuar

3 javë më parë

Simeone injoron raportet për Griezmann: S’jam i interesuar

Raportet e mediave të enjten thanë se sulmuesi e kishte diskutuar largimin e tij që në mars, por menaxheri refuzoi që ti diskutoi ato

Diego Simeone i bëri bisht pyetjes në lidhje me Antoine Griezmann të premten pas raporteve që thanë se francezi e kishte diskutuar pagën 14 milionë euro me Barcelonën gjatë kohës sa ishte lojtar i Atletico Madrid.

Griezmann i është bashkuar Barçës në korrik kur klubi katalunas depozitoi për të 120 milionë euro, aq sa ishte klauzola e tij, e cila binte nga 200 milionë sa ishte në fillim të këtij muaji.

Kjo solli fundin e spekulimeve të gjatë për të ardhmen e sulmuesit, edhe pse Atletico ishin ankuar që Barca dhe lojtari kishin arritur marrëveshje para korrikut, për të cilën gjë do të thonin se ata nuk e kanë respektuar klauzolën reale të lojtarit.

Barca insiston se ata ishin në negociata vetëm në korrik, por gazeta spanjolle El Mungo ka theksuar të enjten se ata kanë siguruar prova që tregonin se Griezmann kishte pasur kontakte me Barçën në mars.

Simeone nuk ka dashur që të flet për këtë çështje në para ndeshjes se të shtunës kundër Celta Vigos.

“Po mendoj për Celtan, nuk jam i interesuar për ndonjë gjë tjetër”, tha ai për gazetarët.

“Me gjithë respektin për ju, i kuptoj pyetjet, por të jem i sinqertë, pas ndeshjes së të mërkurës ne kemi shfrytëzuar kohën që të mendojmë për Celtan”. /GazetaExpress/