Simeone adreson thashethemet e Oblakut te Chelsea

3 javë më parë

Simeone adreson thashethemet e Oblakut te Chelsea

Trajneri i Atletico Madrid-it, Diego Simeone, nuk është i befasuar për interesimin e spekuluar të Chelsea-s për portierin e tyre, Jan Oblak.

“Nuk më befason, secilin vit lojtarët tanë më të rëndësishëm kërkohen nga më të mirët në botë”, ka thënë trajneri i madrilenëve për mediat para ndeshjes së të enjtes me Getafe-n në La Liga.

“Është normale që ta kërkosh më të mirin – dhe ne kemi shumë. Disa janë larguar, dhe disa kanë mbetur.”.