Sigal Prishtina rrezikon rënien nga Superliga

2 muaj më parë

Sigal Prishtina rrezikon rënien nga Superliga

Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina po kalon momente aspak të mira që nga themelimi.

Skuadra e madhe e basketbollit kosovar po rrezikon të bie nga liga elitare.

Ajo gjendet në vendin e parafundit të renditjes tabelare.

“Bardh e kaltrit” kanë grumbulluar vetëm 28 pikë nga 21 ndeshje të zhvilluara.

Kryeqytetasit nuk e kanë as koshdallimin e mirë.

Edhe sa i përket mbrojtjes Sigali, nuk i ka punët mirë.

Sipas statistikave koshdallimi i Sigal Prishtinës është -93, duke u bërë mbrojtja e tretë më e dobët.

Deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe shtatë javë.