Si t’ua zhdukni menjëherë dhimbjet e dhëmbëve bebeve

7 ditë më parë

Si t’ua zhdukni menjëherë dhimbjet e dhëmbëve bebeve

Dalja e dhëmbëve i referohet një procesi të gjatë dhe të dhimbshëm për foshnjat. Këto dhëmbë njihen shpesh si “dhëmbët e fëmijës” ose “dhëmbët e qumështit”. Në përgjithësi, dhëmbët fillojnë të dalin midis muajit të gjashtë dhe të tetë, dhe mund të zgjasë deri në moshën 2-vjeçare.

Për disa foshnja, dalja e dhëmbëve mund të mos shkaktojë asnjë problem, ndërsa tek disa të tjerë ato mund të shoqërohen me dhimbje të mëdha.

Simptomat e daljes së dhëmbëve lidhen kryesisht me mishrat e fryrë, ethe, vështirësi në të fjetur, tendencën për të kafshuar gjëra, faqe të kuqe, diarre. Madje, përpos këtyre disa foshnja mund të refuzojnë edhe ngrënien apo gjirin.
Ky proces mund të jetë i vështirë për tu trajtuar, por ju mund të ndihmoni foshnjën tuaj duke i lehtësuar parehatitë.

Ka shumë mënyra se si mund ta bëni këtë në shtëpi dhe për më tepër me produkte natyrale.

Kamomili është një mënyrë që ndihmon foshnjat tuaja duke u qetësuar dhimbjet dhe bezdisjen që u shkakton dalja e dhëmbëve. Ai ka veti anti-inflamatore që i ndihmon ato të qetësohen.

Përbërësit:
½ lugë çaji lule kamomili
1 gotë ujë të nxehtë
Përgatitja:

Në një gotë me ujë të nxehtë shtoni ½ lugë çaji kamomili. Përziejini mirë dhe më pas kullojeni çajin në një gotë të pastër.

Jepini fëmijës tuaj 1 lugë çaji ose dy nga çaji i përgatitur çdo një orë.

Një tjetër mënyrë është edhe ajo e miksimit të 5 pikave vaj esencial kamomili me një lugë gjelle vaj ulliri.

Ngroheni përzierjen dhe përdoreni atë për masazh në nofullën e foshnjës tuaj dhe përreth veshëve. Përsëriteni këtë proces dy herë në ditë.