Si të reduktoni stresin në vendin e punës, 4 gjëra që bëjnë liderët

1 muaj më parë

Si të reduktoni stresin në vendin e punës, 4 gjëra që bëjnë liderët

Nësë doni të përmirësoni ambientin e punës për punonjësit tuaj, duhet të filloni të përmirësoni udhëheqjen (lidershipin) e kompanisë tuaj.

Kjo do të ndikojë më shumë se çdo gjë tjetër në reduktimin e stresit në vendin e punës.

Nuk ka kurë më të mirë se parandalimi. Kur shqyrtoni kandidatët potenciale për role udhëheqëse, përqendrohuni më pak në performancën që kanë patur në të kaluarën dhe më shumë fokusohuni në potencialin që ata kanë.

A janë ata kureshtarë, të zgjuar dhe të shpejtë në të mësuar? A kanë empati dhe integritet?

Është më e dobishme të largoni udhëheqësit toksikë sesa të punësoni superstarë. Para se të promovoni ose punësoni një udhëheqës (lider, drejtues), merrni parasysh të metat e tyre të mundshme.

Toksiciteti përhapet më shpejt dhe më gjerë sesa sjellja e mirë, dhe kur sjellja e keqe vjen nga lart, mund të ndotë dhe shkatërrojë kulturën e kompanisë si një virus.

Elasticiteti apo aftësia ripërtëritëse mund të fshehë efektet e udhëheqjes së keqe. Drejtuesit e pazot mund të fshehin paaftësinë e tyre duke punësuar punonjës me nivele të larta të inteligjencës emocionale.

I mërzitshmi është shpesh më i mirë. Pasiguria është një nga nxitësit më të zakonshëm të stresit. Kjo vlen edhe për udhëheqësit, kjo është arsyeja pse menaxherët e mërzitshëm kanë shumë më pak të ngjarë të stresojnë ekipet e tyre sesa menaxherët të cilët janë karizmatikë – veçanërisht nëse janë të paparashikueshëm.

Top Channel